Tre persona e bëjnë për spital prizrenasin

Mesditën e djeshme, një viktimë, mashkull kosovar, ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga tre persona të dyshuar.
Prej lëndimeve të marra nga sulmi, viktima ka pranuar ndihmë mjekësore.
Në anën tjetër, të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Ibrahim Rugova, Prizren, 27.02.2022 – 12:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë.