Ukraina nën shënjestrën e hakerëve

Zyrtarë nga kompania Meta kanë deklaruar se kanë shkatërruar një mori llogarish në Facebook të cilat kishin për qëllim dezinformimin dhe manipulimin me fakte mbi konfliktin që po zhvillohet mes Rusisë dhe Ukrainës.
Sipas Metas, hakerët përdoren Facebookun për të shënjestuar ushtrinë ukrainase, disa figura të politikës në Ukrainë dhe figura të tjera publike.
Vetëm në 48 orët e fundit, janë eliminuar më shumë se 40 rrjete llogarish dhe faqeve të rrëme të cilat operonin nga Rusia dhe Ukraina.
Në një postim të hënën, Meta ia atribuoi përpjekjet e hakerëve një grupi të njohur si Ghostwriter, i cili tha se fitoi me sukses akses në llogaritë e mediave sociale të objektivave, shkruan Reuters.
Meta deklaroi se hakerët u përpoqën të postonin video në YouTube nga llogaritë që portretizonin trupat ukrainase si të dobësuara, duke përfshirë një video që pretendonte se tregonte ushtarët ukrainas duke dalë nga një pyll dhe duke mbajtur një flamur të bardhë dorëzimi.