75 Mall Live Search
11:15 / E Hënë, 28 Shkurt 2022 / AR

Green Day anulon performancën në Rusi për shkak të pushtimit në Ukrainë

Grupi i njohur amerikan, Green Day, nuk do të performojnë në Rusi.

Anëtarët e grupit Billie Joe Armstrong, Tré Cool dhe Mike Dirnt njoftuan se po anulojnë shfaqjen që ishte menduar të mbahej në Moskë, transmeton Indeksonline.

Green Day ishte planifikuar të mbahej me 29 maj.

“Me zemër të thyer, në dritën e ngjarjeve aktuale, ne mendojmë se është e nevojshme të anulojmë shfaqjen tonë në Moskë në stadiumin Spartak”, tha Green Day në një deklaratë me Variety.

Grupi vazhdoi, “Ne jemi të vetëdijshëm se ky moment nuk ka të bëjë me shfaqjet rock në stadium, është shumë më i madh se kaq. Por ne gjithashtu e dimë se rock and roll është përgjithmonë dhe ndihemi të sigurt se do të ketë një kohë dhe një vend ku do të kthehemi në të ardhmen. Qëndroni të sigurt”./Indeksonline/