Eni Koçi publikon foto nga pushimet, ‘djegë’ rrjetin me linja bombastike

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi, ka disa ditë që ka nisur pushimet luksoze bashkë me të dashurin e saj, kantautorin Genc Prelvukaj.
Nga atje biondja po mban të informuar ndjekësit për çdo lëvizje të tyre, shkruan Indeksonline.

Minuta më parë publikoi dy poza seksi duke vënë në pah linjat bombastike trupore.
Edhe në këtë paraqitje ajo u shfaq me bikine ngjyrë të gjelbër duke e kombinuar me një këmishë e kapelë të bardhë. Dukjen e saj e shoqëroi edhe me një palë syze dielli, duke u shfaqur mjaftë me stil.

“Vajzat duan vetëm të kenë diell☀️🤪”, shkroi këngëtarja krahas imazhit, i cili pas publikimit grumbulloi mijëra klikime si dhe komente pozitive për paraqitjen e saj sensuale./Indeksonline/