75 Mall Live Search
13:33 / E Hënë, 28 Shkurt 2022 / MSH

Sot pritet propozimi i lehtësimit të masave anti-COVID

Sot pritet të mbledhet Qeveria, ku do të propozohet lehtësimi i masave anti-COVID.

Ndër të tjerash, pritet të hiqet edhe ora policore, e cila deri më tani ka qenë në funksion nga ora 00:00 deri në ora 05:00.

Lidhur me këtë, Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë se heqja e orës policore është e mirëpritur edhe nga ana e komunave.

“Ka kohë që Asociacioni i Komunave nuk konsultohet, meqë janë vendime që po mirren në nivel qendror. Megjithatë, ne jemi pro këtij vendimi, e kemi kërkuar tash e një kohë të gjatë, meqë nuk është se ka pasur shumë efekt kjo masë” ka thënë ai për Indeksonline.

Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë ka thënë për Indeksonline se masat përkatëse do të merren bazuar në rekomandimet dhe përmirësimin e situates me COVID në vend.

“Ministria e Shendetesise do t’i trajtoje rekomandimet e mekanizamave kunder COVID-19 per sa i perket rishikimit te masave ne fuqi. Bazuar ne keto rekomandime dhe permiresimin e situates epidemiologjike lidhur me COVID-19, do te merren masat perkatese, ne drejtim te lehtesimit te tyre” thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Gjatë ditës së djeshme, në vend janë regjistruar 81 raste të reja me COVID-19, ndërsa numri i rasteve aktive është 2.058./Indeksonline/