Kurti zbulon prioritetet e vendit në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor

Kryeministri Albin Kurti është duke marrë pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor, bashkë me shumë udhëheqës të rajonit.
Në këtë takim, Kurti ndër të tjerash ka thënë se prioritetet e vendit momentalisht janë qëndrueshmëria e energjisë, rritja e lidhjes dhe bashkëpunimi rajonal bazuar në vlerat e BE-së.
“Me një fuqi punëtore të re dhe të talentuar, një ekonomi dinamike dhe në rritje, stabilitet politik dhe 10 zona ekonomike miqësore për biznesin, Kosova ofron shumë mundësi për investitorët. Prioritetet kryesore janë: qëndrueshmëria e energjisë, rritja e lidhjes dhe bashkëpunimi rajonal bazuar në vlerat e BE-së”, ka thënë Kurti.
Në këtë bashkëbisedim, Kurti ka thënë gjithashtu se vendi synon të rrisë kapacitetet e qëndrushme dhe të rinovueshme të energjisë, duke bashkëpunuar me Shqipërinë në balancimin e burimeve termo dhe hidroenergjetike.
Në aspektin e lidhjes infrastrukturore, janë përmendur dy rrugë shumë të rendësishme, ajo Prizren-Tetovë dhe hekurudha Prishtinë-Durrës.