Gjiganti energjetik i Norvegjisë ndërprenë partneritetin me Rusinë

Kompania norvegjeze e naftës dhe gazit, Equinor, do të ndalojë të gjitha investimet në Rusi dhe do të fillojë të dalë nga sipërmarrjet e saj të përbashkëta atje.
Këtë e bëri të ditur vetë kompania, përmes një deklarate për shtypin.
“Të gjithë jemi thellësisht të shqetësuar nga pushtimi i Ukrainës, i cili përfaqëson një pengesë të tmerrshme për botën”, tha Anders Opedal, president dhe CEO i Equinor.
Kompania tha se kishte 1.2 miliardë dollarë investime afatgjata në Rusi në fund të vitit 2021.
Ajo ka operuar në Rusi për më shumë se 30 vite dhe ka një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë shtetërore ruse të naftës, Rosneft.
Kjo gjë do të ndikojë jashtëzakonisht shumë në Rusi.
Kjo pasi qeveria norvegjeze zotëron dy të tretat e Equinor.
Të dielën, qeveria norvegjeze njoftoi gjithashtu në një deklaratë se do t’i kërkojë fondit të saj të pasurisë sovrane që të largohet nga Rusia. Fondi e përshkruan veten si një nga më të mëdhenjtë në botë, duke mbajtur 1.5% të të gjitha aksioneve në kompanitë globale./CNN