Festojnë 1 herë në 4 vite/ Këta janë të famshmit që kanë lindur më 29 shkurt

Rreth katër milionë njerëz janë të lindur në ditën e fundit të muajit shkurt. Zakonisht ata festojnë ditëlindjen e tyre një ditë më parë ose një ditë pas, pra më 28 shkurt apo më 1 mars.
Në këtë datë të veçantë kanë lindur edhe disa fytyra publike, shkruan Indeksonline.
Ne kemi listuar disa nga më të njohurit të cilët kanë lindur në këtë datë.
Reperi i njohur Capital T ka ditëlindjen me 29 shkurt. Falë talentit ka arritur të korr suksese të mëdha.

Gjithashtu edhe shkrimtari shqiptar Erion Papagjoni, ka lindur me datë 29 shkurt. Ai e kishte konsideruar këtë si një veçanti duke e konsideruar vetën fatlum.

Me datë 29 shkurt ka lindur edhe aktori e reperi i njohur amerikan, Jeffrey Bruce Atkins, apo siç njihet si Ja Rule.

Edhe aktori i njohur amerikan, Jessie T.Usher feston ditëlindjen me 29 shkurt. Ai njihet si njëri nga aktorët më profesionist në botën e aktrimit./Indeksonline/
