75 Mall Live Search
15:49 / E Hënë, 28 Shkurt 2022 / B O

Lundrim Camaj, drejtor i ri i Inspektoratit në Pejë

Drjetori i Inspektoratit komunal të Pejës nga radhët e PDK-së Agron Haliti, i emëruar këto ditë, ka ofruar dorëheqje nga pozita.

I njëjti është zëvendësuar me Lundrim Camajn po nga PDK.

Lajmin e konfirmon për ‘RADIO 1’, Arton Muhaxheri – Nënkryetar i PDK-së në Pejë, i cili edhe shpjegoi shkaqet e kësaj lëvizjeje.

“Ështe fat i madh që PDK ka kuadro për ti dhënë Pejës njerëzit më të mirë të saj. Po, Agron Haliti, Drejtori i deritashëm i inspeksionit ka dhënë dorëheqje për arsye personale dhe familjare dhe Drejtoria e Inspeksionit nga sot do të drejtohet nga Lundrim Camaj, të cilin e ka propozuar për këtë pozitë kryetari i Degës Xhavit Haliti.”-tha Muhaxheri.