Video/ Momenti kur droni shkatërron sistemin anti-ajror të Rusisë

Ukraina është duke i shkaktuar dëme të mëdha materiale si edhe në njerëz ushtrisë ruse që ka pushtuar vendin prej pesë ditësh.
Burime zyrtare nga ushtria ukrainase bëjnë me dije se deri më tani janë vrarë 5 300 ushtarë rusë dhe janë shkatërruar 196 tanke, krahas disa sitemeve anti-ajrore siç janë ato BUK.
Footage of a Ukrainian TB2 drone strike on two Russian Buk surface-to-air missile systems in a forest near Horodeshchyna, Ukraine, about 25km northwest of Ivankiv. (Geolocation: 51.10800611703237, 29.645891497794228 https://t.co/mrQpOXx2TT) pic.twitter.com/wUknltL9h5
— Christiaan Triebert (@trbrtc) February 28, 2022
Një sistem i ngjashëm u përdor edhe në korrik të vitit 2014 kur një avion i Malaysia Airlines u qëllua në ajër nga rebelët pro rusë në lindje të Ukrainës duke shkaktuar 283 të vdekur, transmeton abcnews. Ukraina është duke përdorur disa dronë TB2 të Turqisë, me të cilët herë pas here sulmon ushtrinë ruse në tokë.
Sëfundmi ushtria ukrainase ka publikuar pamjet e një sulmi me dron ndaj një sistemi anti-ajror BUK të Rusisë disa kilometra në veri-perëndim të Kievit.