Kënga e re e Camila Cabellos dedikim për ish të dashurin?

Kënga e re e Camila Cabello, “Bam Bam”, nuk do të publikohet me 4 mars.
Ajo publikoi një pjesë të këngës në ‘Tiktok’ këtë fundjave, teksa ka zgjuar dyshime, transmeton Indeksonline.
@camilacabello Bam bam feat Ed sheeran out March 4 💁🏻♀️
♬ bambam betch – Camila Cabello
Fansat besojnë se kjo këngë do është dedikim për ish të dashurin, Shawn Mendes.
Në një pjesë të tekstit Camila thotë: Ti e thoje se e urreje oqeanin, por tani po lundron”.
Pas ndarjes, Shawn ishte fotografuar duke lundruar. Ai më parë në intervista kishte thënë se frika e tij më e madhe është uji i thellë dhe fansat i ka bërë të besojnë se kjo frazë është dedikim për të.
Një varg tjetër në këngë është: “Thashë se do të të dua përgjithmonë, por sapo shita shtëpinë tonë”. Epo, Camila sapo shiti shtëpinë e saj në Los Anxhelos në dhjetor të 2021.
Në vargun tjetër Camila ka kënduar, “Ne ishim fëmijë në fillim, mendoj se jemi të rritur tani.” Camila dhe Shawn janë njohur me njëri-tjetrin prej vitesh pas turneut së bashku në 2014./Indeksonline/
@camilacabello BAM BAM feat @Ed Sheeran ♬ bambambetches – Camila Cabello