75 Mall Live Search
20:47 / E Hënë, 28 Shkurt 2022 / LB

Von Cramon pajtohet që Kosova të aplikojë për anëtarësim në KE

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon sot u shpreh se pajtohet me propozimin e Qeverisë së Kosovës, për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ajo potencoi se qytetarët e Kosovës meritojnë qasje të plotë në mekanizmat më të vjetër të Evropës për mbrojtjen e Të Drejtave të Njeriut.