75 Mall Live Search
15:29 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vërshohet autostrada në ndërtim e sipër (Foto)

Reshjet e shiut të cilat kanë filluar që nga dita e djeshme ende nuk janë ndalur.

E shiu i pandërprerë ka shkaktuar vershime në disa pjesë.

Në disa foto të Indeksonline  punimet në autostradës Prishtinë-Shkup, afër Kacanikut, shihet se si shiu i ka mbuluar terësisht.

Poashtu pajisjet e automjetet e kompanisë që po ndërton autostradën, Bechtel-Enka nuk po duken më nga uji që i ka mbuluar.

Ky mot me shi do të vazhdoj deri të dielen.

Ndërsa, në Shqipëri po kërkohet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për shkak të përmbyetjeve të ujit që kanë shkaktuar reshjet e shiut atje./Indeksonline/