“Krijimi i fondit sovran për mbrojtje”, Dreshaj del me propozim për sigurinë afatgjate

Gani Dreshaj ka propozuar krijimin e fondit sovran për mbrojtje. Këtë propozim e ka dhënë duke e komentuar luftën në Ukrainë nga agresori rus.
Madje, biznesmeni, ish-deputeti dhe ish-zëvëndësministri i MPJ-së ka thënë se ai do të jetë vullnetari i parë që do të kontribuonte në këtë fond.
“Përkrahja për Ukrainën nuk është vetëm të bëhesh kundër Rusisë. Të përkrahësh sot Ukrainën, është të përkrahësh demokracinë dhe vlerat përëndimore. Ambiciet e sëmura të diktatorit Putin na kanë ngritur vetdijen se edhe Kosova në një të ardhme mund të përballet me një situatë të ngjashme, nga vëllezërit e Rusisë, Serbia.
Ngase, Putin e Vuçiq janë dy politikanët e vetëm në Evropë që kanë trashëguar politiken e Millosheviqit. Është e nevojshme dhe e domosdoshme që Kosova të fillojë që tani një strategji të mbrojtjes kombëtare. E shoh si të duhur dhe të momentit krijimin e një fondi sovran për mbrojtje, nga i cili do krijohej fond i veçantë për blerje të armatimit, në partneritet me shtetet mike. Dhe, unë do të jem i pari që do të kontribuoj në këtë fond. Rruga jonë është NATO, por mund të fillojmë që tani me strategji për mbrojtje kombëtare” shkruan Dreshaj në Facebook./Indeksonline/