Deputeti i Parlamentit Evropian takohet me Emilija Rexhepi: Të përfundoj më shpejt procesi i liberalizimit të vizave

Deputeti i Parlamentit Evropian, Lars Patrick Berg, ka udhëtuar drejt Kosovës për të zhvilluar takime zyrtare me krerët e shtetit, shkruan IndeksOnline.
Atë e priti në takim, zëvendëskryeministrja, Emilija Rexhepi, ku e njoftoi me situatën në Kosovë dhe me të drejtat e pakicave.
“Një pjesë tjetër e bisedës sonë u dedikua rreth liberalizimit të vizave, për të cilin Bashkimi Evropian dhe Kosova po diskutojnë me vite. Unë i konsideroj se ekzistojnë parakushtet e brendshme për këtë dhe procesi gjithashtu duhet të përfundojë zyrtarisht sa më shpejt të jetë e mundur. Sipas kësaj, qytetarët e Kosovës mund të hyjnë dhe dalin nga zona Shengen si turistë pa viza – një privilegj që nuk duhet të rezervohet për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Berg.
Ai u takua po ashtu edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin biseduan për politikat e sigurisë dhe marrëdhëniet me BE-në.

“Ashtu si shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, edhe Kosova ka perspektivë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Kosova është një vend i mbushur me njerëz të rinj dhe të aftë për të cilët ky synim është seriozisht i arritshëm”, tha ai./IndeksOnline/