Zelensky: Unë nuk jam ikonë, Ukraina është ikonë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur rreth imazhit të tij të shumë pëlqyer dhe shumëpërfolur ditëve të fundit.
“Kriza e sotme është shumë serioze, nuk është një film. Unë nuk jam ikonë, mendoj se Ukraina është ikonë”, iu ka thënë gazetarëve komediani i kthyer në president.
Para se të merrte postin e të parit të Ukrainës, Zelensky kishte qenë një aktor komik dhe ishte zëri i dubluar për filmin e animuar “Paddington Bear” në Ukrainë. Ai gjithashtu ka përfunduar studimet për drejtësi dhe u bë president më 2019 me një premtim për të goditur korrupsionin.
“Ukraina është zemra e Evropës dhe tani mendoj se Evropa e sheh se Ukraina është diçka e veçantë për këtë botë. Kjo është arsyeja pse bota nuk mund ta humbasë këtë diçka të veçantë”, tha ai.