Ku kanë ikur refugjatët ukrainas?

Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar se gjithsej 677,243 refugjatë ukrainas kanë hyrë deri më tani në vendet fqinje, shkruan IndeksOnline.
Disa vende kanë rënë dakord të pranojnë ata që ikin nga lufta me Rusinë – por sa ukrainas kanë mbërritur jashtë vendit?
Polonia – 377.400
Hungaria – 89.561
Moldavia – 65.391
Sllovakia – 54.304
Rumania – 38.461
Bjellorusia – 329
Ndërkohë, Agjencia e OKB-së për Refugjatët thotë se gjithsej 51,797 njerëz kanë udhëtuar në vende të tjera evropiane./IndeksOnline/