Ukraina mohon se Kherson ka rënë në duar të rusëve

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka mohuar njoftimet se qyteti jugor Kherson ka rënë në duart e rusëve, transmeton IndeksOnline.
“Sipas informacioneve nga brigada jonë, betejat po vazhdojnë ende,” tha një zëdhënës i ministrisë.
“Qyteti nuk është pushtuar plotësisht, disa pjesë janë nën kontrollin tonë”.
Media shtetërore ruse kishte raportuar më parë se trupat ruse kishin marrë kontrollin e plotë të qytetit./IndeksOnline/