Mourinhos i dalin “mashqit” nga dora, po i rrinë nëpër diskoteka

Jose Mourinho po dështon totalisht me Romën këtë edicion. Trajneri portugez nuk po arrin asesi të gjejë formën dhe rezultatet duke qenë larg top 4-shes.
Përveç rezultateve, te Roma po mungon edhe disiplina. Fakt për këtë janë daljet e pakontrolluara të lojtarëve.
Zaniolo e El Shaarawy ditë më parë janë fotografuar në një diskotekë.

Së fundi, në diskotekë është parë edhe talenti i skuadrës, Felix Afena-Gyan.
Mourinho e ka dënuar ganezin duke e kthyer në skuadrën e Primaveras./Indeksonline/
