75 Mall Live Search
12:23 / E Mërkurë, 02 Mars 2022 / OSH

Zyrtarizohet Emisari Special i Gjermanisë, Kurti: Mezi pres të punoj ngusht me të

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur lajm të mirë zyrtarizimin e Manuel Sarrazin si Emisar Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor. Shefi i qeverisë tha se mezi pret të punojë ngushtë me të.

“Lajm i mirë nga Berlini: Pas vendimit historik të Bundestagut të dielën e fundit, Manuel Sarrazin është zyrtarisht i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor. Unë kam pasur gjithmonë diskutime domethënëse në disa takime të kaluara tona. Mezi pres të punoj ngushtë me të”, ka shkruar Kurti.