PCi nesër ndanë çmim për gazetarët që kanë raportuar për bashkëjetesën multietnike në Kosovë

Peaceful Change initiative – PCi do të ndajë nesër Çmimin për Media, çmim i cili do të vlerësojë punën e gazetarëve që kanë kontribuar në publikimin e storjeve për bashkëjetesën multietnike në Kosovë.
Qëllimi i kësaj ceremonie është të çmojë dhe shpërblejë përmbajtjen mediatike që ofron një perspektivë ndryshe për realitetet e përditshme të jetës në Kosovë.
Puna e Peaceful Change initiative në Kosovë mbështetet nga Fondi i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Konflikt, Stabilitet dhe Siguri (CSSF)./IndeksOnline/