75 Mall Live Search
15:48 / E Mërkurë, 02 Mars 2022 / B O

Trajneri që e solli Rashicën në Premierligë, ndahet me skuadrën ruse për shkak të luftës!

Trajneri gjerman, Daniel Farke është larguar nga drejtimi i skuadrës së njohur ruse, Krasnodar.

Ai këtë e ka bërë për shkak të luftës që shteti rus po e zhvillon në Ukrainë, shkruan Indeksonline.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë skuadra e Krasnodarit përmes një njoftimi për media.

Farke mori drejtimin e skuadrës në fillim të këtij viti.

Ai më parë ka drejtuar skuadrën e Norwichit dhe skuadrën e dytë të Dortmundit. /IndeksOnline/