75 Mall Live Search
22:18 / E Mërkurë, 02 Mars 2022 / AR

​Lukaku dërgon Chelsean në çerekfinale të FA Cup

Skuadra e Chelseat e ka mposhtur me vështirësi të madhe Lutonin, skuadër e cila garon në Championshp, me rezultat 3-2 për të vazhduar në çerekfinale të FA Cup.

Në një ballafaqim që ishte pritur të jetë i lehtë në letër, skuadra e Thoas Tuchel u desh të bënte përmbysje të rezultatit pasi u gjend dy herë në disavantazh prej një goli, transmeton KosovaPress.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e dytë të ndeshjes me golin e shpejtë të realizuar nga Burke, por Saul Niguez barazoi shifrat në minutën e 27’, por pesë minuta para së të mbyllej pjesa e parë Cornick riktheu epërsinë e Lutonit në 2-1 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Pjesa e dytë foli ndryshe për Chelsean që ia doli ta përmbyste rezultatin. Së pari për 2-2 në minutën e 68’ realizoi Timmo Werner, kurse belgu Romelu Lukaku shënoi golin e fitores në minutën e 78’ dhe fitoren e Chelseat si dhe kalimin në fazën tjetër.