75 Mall Live Search
23:44 / E Mërkurë, 02 Mars 2022 / AR

​Broja me statistikë të mahnitshme në futbollin anglez

Sulmuesi shqiptar Armando Broja është duke e mahnitur botën e futbollit me paraqitjet e tij te skuadra angleze Southampton.

Ai luajti së fundi në FA Cup kundër West Ham Unitedit duke e ndihmuar skuadrën e tij të kualifikohet në çerekfinale të kësaj gare. Broja u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes dhe fitoi një penallti dhe shënoi një gol jashtëzakonisht të bukur në fund të ndeshjes duke e siguruar fitoren e Southamtonit, transmeton KosovaPress.

Armando Broja është njëri nga vetëm tre lojtarët e Premierligës nën 21 vjeç që ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në 10 e më shumë gola në të gjitha garat këtë sezon (nëntë gola, një asistim), së bashku me Bukayo Saka dhe Michael Olise.

Ai është në pronësi të skuadrës së Chelseat dhe e ardhmja e tij mbettë për t’u vendosur pas përfundimit të këtij sezoni.