75 Mall Live Search
08:10 / E Enjte, 03 Mars 2022 / AR

Pamela Anderson gati të “thyej rekordin” me dokumentarin e ri në Netflix

Pamela Anderson është gati të tregojë historinë e saj.

Aktorja 54 vjeçare e cila u bë e njohur në mbarë botën me rolin e saj në serialin amerikan ‘Baywatch’, përmes rrjeteve sociale njoftoi se ka nënshkruar një marrëveshje me Netflix, transmeton Indeksonline.

Ky projekt thuhet se ka qenë duke u përgatitur që disa vite dhe kohën e fundit kjo dëshirë iu bë realitet.

Me këtë dokumentar, Anderson dëshiron të tregojë sesi funksionon jeta e saj.

“Unë mund të ju befasoj. Jo si viktimë por si fitimtare. Unë do të tregojë historinë time” tha Pamela./Indeksonline/