Sulm ajror ndaj depos së naftës në qytetin verior të Ukrainës

Një depo nafte në qytetin Chernihiv, në veri të Ukrainës është goditur nga granatimet gjatë një sulmi ajror sot mëngjes.
Këtë lajm e ka bërë me dije Shërbimi Shtetëror i Ukrainës për Emergjencat.
Imazhet nga Chernihiv tregojnë re tymi të zeza, zjarrfikës dhe punonjës të urgjencës në vendngjarje.
Rusia po tregohet e pamëshirshme në ditën e 8 të luftës.