Ministria e Arsimit në Rusi: Nxënësit do të mësojnë pse është e “domosdoshme” lufta në Ukrainë

Ministria e Arsimit e Rusisë ka njoftuar se nxënësve të shkollave në të gjithë vendin do t’u jepet një mësim virtual “pse misioni çlirimtar në Ukrainë është një domosdoshmëri”.
Udhëzimi i transmetuar do të zhvillohet në 12:00, me orën e Moskës, raporton BBC, transmeton Indeksonline.
Shikuesit do të mësojnë “për rrezikun që NATO përfaqëson për vendin tonë” dhe “përse Rusia u ngrit për mbrojtjen e civilëve në Donetsk dhe Luhansk”.
Një deklaratë në faqen e ministrisë në Facebook njoftoi se fëmijët gjithashtu do të mësojnë “si të dallojnë të vërtetën nga gënjeshtrat në rrjedhën e madhe të informacionit, fotove dhe videove që po vërshojnë internetin sot”./Indeksonline/