75 Mall Live Search
12:47 / E Enjte, 03 Mars 2022 / OSH

Kica reagon ndaj deklaratës së Vulinit, i kërkon Stoltenberg të veproj!

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Kica, ka cituar fjalët e ministrit të brendshëm serb Aleksandar Vullin, ku tregojne saktë pozicionin e Serbisë karshi agresorit rus në Ukrainë, shkruan IndeksOnline.

“Serbia nuk do t’i nënshtrohet histerisë kolektive anti-ruse”, tha sot Ministri i Brendshëm serb, Vulin.

Kica ka shpërndarë në tëeet këtë citat duke thënë se luftën për liri të ukrainasëve, Serbia e vlerëson histerike.

Andaj, ajo i ka bërë thirrje sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, që të veproj duke pranuar Kosovën në NATO.

“Koha është tani”, shkroi ajo duke e etiketuar Stoltenberg./IndeksOnline/