E lenë të kaluarën pas/ DJ-të e famshën mbledhin para për Ukrainën

Dj me famë botërore, Mattie Valk dhe Wietze de Jager, janë ribashkuar sërish për fushatën kombëtare ‘Radio555’ për Ukrainën.
Dyshja duket se kanë lenë pas çdo konflikt që kanë pasur, dhe kjo është hera e parë që po punojnë sërish bashkë pas shumë vitesh, transmeton Indeksonline.
“Ne na pyetën dhe menjëherë tham po. Menduam se ky është momenti më i mirë për të lenë pas të kaluarën. Situata në Ukrainë i ka vërë gjërat në perspektivë dhe duhet të bëhemi bashkë të mbledhim para për Ukrainën”, thanë dyshja.
De Jager thotë se do të donte të linte mënjanë gjithçka që ka ndodhur.
“Ne do të mbajmë dy orë radio argëtuese së bashku të hënën për të mbledhur sa më shumë para për viktimat në Ukrainë. Nuk bëhet fjalë për ne tani, është për bamirësi. Për këtë e bëjmë ne. Me këtë ne tregojmë se formojmë një unitet dhe se këtë e bëjmë të gjithë së bashku”, tha ai./Indeksonline/