75 Mall Live Search
14:58 / E Enjte, 03 Mars 2022 / AR

“E blej krejt parkingun”, nervozohet Edi i “Për’puthen” pasi e parkoi veturën keq

Eduard Kuçi i njohur si Edi i “Për’puthen” ka bërë një reagim në llogarinë e tij në Instagram.

Ky reagim erdhi pasi faqja “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, ka publikuar një fotografi ku shihet vetura e parkuar keq, shkruan Indeksonline.

“Kur nuk i kupton vijat e parkingut!”, ishte mbishkrimi i këtij postimi të cilit Edi iu përgjigj me një video.

E kam parë një postim që e kanë bërë do njerëz në ‘Facebook’ se si e kam parkuar makinën time. Po çka ju duhet juve more vlla. I kam parkuar dy parkinge nëse du ua blej krejt parkingun more vlla. Çka keni, çfarë halli keni”, u shpreh ish konkurrenti./Indeksonline/