75 Mall Live Search
15:30 / E Enjte, 03 Mars 2022 / AR

Live Nation nuk do të organizojë më koncerte në Rusi

‘Live Nation”, është një nga organizatorët më të mëdhenj të koncerteve në botë. Por më nuk do të organizojë më koncerte në Rusi.

Kjo kompani ashtu si pjesa tjetër e botës ka dënuar pushtimin rus ndaj Ukrainës, transmeton Indeksonline.

Disa grupe dhe artistë vendosën të anulojnë të gjitha shfaqjet për të njëjtën arsye.

‘Live Nation’ mbështet të gjithë muzikantët që përdorin zërin për të promovuar paqen.

Placebo, Biffy Clyro, The Killers, Green Day dhe Nick Cave, janë ndër të parët zgjodhën të anulonin koncertet./Indeksonline/