Sekretari i mbrojtjes në Britani: Pasojat e gjendjes në Ukrainë do të jenë për vite

Sekreati i mbrojtjes në Britaninë e Madhe, Ben Wallace ka thënë se situata kritike në Evropë do të shkaktojë pasoja afatgjata.
“Pasojat e asaj që po shohim në Ukrainë do të vërshojnë nëpër Evropë dhe NATO për javë, muaj dhe vite në vijim” tha Wallace në një konferencë për shtyp, transmeton Indeksonline.
Wallace tha se presidenti rus, Vladimir Putin, ishte paralajmëruar për këto pasoja.
Ai gjithashtu tha se kjo situatë ka bashkuar Evropën në reagim kundrejt Rusisë, duke komentuar furnizimin e Ukrainës me armë.
Sipas tij, Britania e Madhe do të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me suplementet e nevojshme, ashtu siç është duke bërë.