75 Mall Live Search
18:23 / E Enjte, 03 Mars 2022 / LB

Sveçla në Izrael, takon ministrin e Inteligjencës së këtij shteti

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se në kuadër të vizitës zyrtare në Izrael, ka zhvilluar një takim me ministrin e Inteligjencës së këtij shteti.

Sveçla ka thënë se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për rëndësinë e ndërtimit të marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Izraelit.

“Biseduam edhe për situatën e krijuar kohëve të fundit në Evropën Lindore për shkak të konfliktit të Ukrainës me Rusinë ku rikonfirmova qëndrimin zyrtar të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i Sveçlës:

Sot jam pritur në takim nga Ministri i Inteligjencës së Izraelit z. Elazar Stern.

Gjatë këtij takimi diskutuam për rëndësinë e ndërtimit të marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Izraelit dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë për fushat e njëjta që mbulohen nga të dyja Ministritë që ne udhëheqim.

Biseduam edhe për situatën e krijuar kohëve të fundit në Evropën Lindore për shkak të konfliktit të Ukrainës me Rusinë ku rikonfirmova qëndrimin zyrtar të Republikës së Kosovës.