Ushtria ukrainase: Trupat bjelloruse kanë marrë urdhër të hyjnë në Ukrainë

Trupat bjelloruse kanë marrë urdhër të kalojnë në Ukrainë, thotë ushtria ukrainase, transmeton Sky News.
Sipas saj, Rusia po përdor territorin e Bjellorusisë për sulme me raketa në qytetet e Ukrainës.
Ajo gjithashtu akuzoi Minskun zyrtar se ka lejuar trupat ruse të hyjnë në territorin ukrainas.
Sky News raporton se një zyrtar amerikan i mbrojtjes ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin ka lëshuar rreth 480 raketa që nga fillimi i luftës.
Shumica e tyre janë nisur nga brenda Ukrainës. Megjithatë, zyrtari shtoi se më shumë se 160 kanë ardhur nga Rusia dhe mbi 70 raketa janë lëshuar nga brenda Bjellorusisë.