75 Mall Live Search
21:35 / E Enjte, 03 Mars 2022 / MSH

Kancelari gjerman Scholz: Vendeve të Ballkanit iu vyen pergjigje definitive për integrimin

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se vendeve të Ballkanit duhet t’u jepet një përgjigje definitive sa i përket procesit të integrimit në BE.

Vendeve të Ballkanit “më në fund duhet t’u japim përgjigje definitive” sa i perket perspektives së integrimit. Këtë perspektivë e meritojnë se paku ato vende që seriozisht punojnë në reforma” tha Scholz për televizionin ZDF.

Ndër të tjerash, Scholz foli edhe për konfliktin në Ukrainë dhe situatën e tensionuar atje.

“Sa më gjatë të zgjasë lufta, ajo bëhet gjithnjë e më e keqe. Civilët do të vdesin” tha Scholz.

Kur u pyet nëse një zgjidhje diplomatike me presidentin rus Putin ishte e mundur apo nëse Putin nuk do më shumë se Ukraina, Scholz tha: “Është e rëndësishme që ne të mos gënjejmë veten”. Nëse traktatet nuk do të ishin më të vlefshme, NATO-ja do të duhej të thoshte “se nuk do të funksionojë kështu. Kjo është arsyeja pse ne kemi trupa në shtetet baltike.”