75 Mall Live Search
22:11 / E Enjte, 03 Mars 2022 / MSH

BE strehon përkohësisht ukrainasit e larguar nga lufta

Bashkimi Evropian ka rënë dakord t’u japë qëndrim të përkohshëm deri në tri vite ukrainasve që ikin nga lufta.

Ministrat e BE-së u dhanë dritën jeshile këtyre planeve në një takim sot në Bruksel.

Sipas BBC, bllokui BE-së ndezi një mekanizëm të papërdorur më parë, për t’u lejuar shtetasve ukrainas dhe familjeve të tyre të drejtën për punë, arsim dhe mirëqenie.

BE thotë se ata që kanë qëndrim afatgjatë ose status refugjati në Ukrainë do të mbulohen gjithashtu, qoftë nga direktiva ose nga rregullat kombëtare. 

Ndërkaq, punëtorët ose studentët e përkohshëm, të cilët nuk e kanë këtë të drejtë, do të ndihmoheshin të kthehen në shtëpi.

Komisioni e cilësoi vendimin e sotëm si “unanim”, pas disa modifikimeve.