PLE i ofron FSK-së 500 të rinj

Partia Liberale Egjiptiane i ka ofruar Forcës së Sigurisë së Kosovës 500 të rinj dhe të reja, si përkrahje për Fondin e Sigurisë së vendit.
Kryetari i kësaj partie, Veton Berisha, ka thënë se PLE është e gatshme të ndihmojë këtë fond me 500 të rinj dhe të reja me edukim të avancuar, meqë ky komunitet e ka të pamundur të kontribuojë financiarisht.
“Ne Egjiptianët e Kosovës e mbështesim Fondin e Sigurisë nga Qeveria Kurti dhe iu bëjmë ftesë secilit nga komuniteti Egjiptian në Kosovë dhe Diasporë që brenda mundësive të kontribojnë në këtë fond, mirwpo duke e ditur se gjendja ekonomike e komunitetit është e dobët dhe duke e ditur që shumica e kanë të pamundur të kontribojnë financiarisht në këtë fond dhe duke vlerësuar që numri i pjesëtarëve nga komuniteti Egjiptian në Forcën e Sigurisë së Kosovës është shumë i vogël, ne si komunitet Egjiptian ofrojmë rreth 500 të rinjë dhe të reja me edukim të avancuar për të iu bashkëngjitur Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ne nuk kemi para por kemi vullnet dhe kapacitet të plotë për të qenë pjesëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për të mbrojtur vendin tonë nga çfarëdo rreziku” ka thënë Berisha.
Në fund, ai i ka bërë thirrje Qeverisë qe ta marrë seriozisht propozimin e tij.