Konferenca e 11-të për ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve caktohet më 24 mars

Konferenca e njëmbëdhjetë për ecurinë e çështjes në rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është caktuar të mbahet më 24 mars.
Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ku thuhet se konferenca do të nis në orën 14:30.
