Donaldi niset për në Kosovë, merr me vete portretin e Adem Jasharit

Artisti Donald Veshaj, që nga përfundimi i Big Brother VIP, është inkuadruar në aktivitetet humanitare dhe ato artistike.
Donaldi, këtë fundjavë, ka vendosur ta kalojë në Kosovë, bashkë me vëllaun e tij, Romeon.
Arsyeja e vizitës së tij në Kosovë, është përvjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Bashkë me portretin e Adem Jasharit, të cilin Donaldi e punoi brenda shtëpisë së BBV me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë, artisti paralajmëroi se do të takohet me familjen Jashari.