Ujëra të zeza dhe bërllog, rrezikohen nxënësit e shkollës “Hilmi Rakovica”

Bërllogu dhe ujërat e zeza janë duke rrezikuar nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Hilmi Rakovica” në Prishtinë.
Sipas banorëve, thellësia e këtyre ujërave të zeza arrin deri në dy metra, gjë që paraqet një rrezik për nxënësit, sidomos ata që janë më të vegjël.
Ambienti i ndotur gjindet pikërisht mbrapa shkollës, teksa buzë tyre nuk është i siguruar trotuari me asnjë rrethojë.