75 Mall Live Search
21:05 / E Premte, 04 Mars 2022 / MSH

Putin nënshkruan ligjin për dënimet me burg për “lajme të rreme”

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një projektligj që dënon përhapjen e informacionit “të rremë” për forcat e armatosura të vendit, me dënime me burg deri në 15 vjet.

Projektligji u miratua unanimisht nga ligjvënësit rusë.

Disa media të pavarura ruse janë detyruar të mbyllen ditët e fundit pasi e kanë përshkruar si “pushtim” ose “luftë” atë që Kremlini është duke e quajtur “operacion special ushtarak” në Ukrainë.

Putin nënshkroi gjithashtu një projekt-ligj që do të lejonte gjoba ose burgim për thirrjet për sanksione kundër Rusisë.