75 Mall Live Search
08:37 / E Shtunë, 05 Mars 2022 / MSH

Sulmohet me sepatë një person në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një person është sulmuar fizikisht me sepatë, duke u goditur nga një i dyshuar.

Për shkak të sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore, për të cilat ka marrë tretman mjekësor.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:17, në rrugën Lordi Bajron në Prishtinë.

I dyshuari është arrestuar dhe i është caktuar masa e paraburgimit, teksa nën mbikëqyrjen policore është dërguar në tretman psikiatrik.