Gjilan, një burrë gjendet pa shenja jete në rrugë

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Gjilan.
Në raportin policor thuhet se viktima mashkull është gjetur pa shenja jete në rrugën “Xhemë Topalla”, rreth orës 06:00.
“Rr. Xhemë Topalla, Gjilan 04.03.2022 – 06:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur në rrugë pa shenja jete. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” thuhet në raport.