24 vjetori i Epopesë së UÇK-së, organizohet ceremoni në Kazermën “Adem Jashari”

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ai i Skenderajt Fadil Nura, e shumë figura të tjera të politikës, janë duke marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në Kazermën “Adem Jashari”, për nder të 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.




Në këtë ceremoni do të bëhet Rreshtimi i Njësive Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.



5, 6 dhe 7 marsi janë datat që shënojnë rezistencën e familjes Jashari në Prekaz, e cila u sulmua nga forcat e okupatorit serb.