75 Mall Live Search
11:27 / E Shtunë, 05 Mars 2022 / MSH

Gjendet lule në Mars

Roveri Curiosity i NASA-s ka gjetur diçka vërtet magjepsëse dhe të veçantë në sipërfaqen e Marsit.

Ajo që duhet si një lule e vogël në fakt është diçka krejt ndryshe. Ekipi i NASA-s ka konfirmuar se bëhet fjalë për një formacion mineral të formuar miliarda vjet më parë.

Këto lloj formacionesh, të cilat formohen nga kombinimi i mineraleve të ndryshme, tashmë janë vërejtur dhe në të kaluarën në Mars dhe njihen si grupime kristalore diagjenetike. Më i vogël se një qindarkë, formacioni shkëmbor u fotografua duke përdorur kamerën Mars Hand Lens Imager (MAHLI).

përshkruaj img