Kongresisti i shkruan Bidenit: Ka ardhur koha që Kosova të hyjë në NATO

“Ka ardhur koha që Kosova të pranohet në NATO”.
Këtë kërkesë e pati kongresisti Ritchie Torres në letrën drejtuar Bidenit dhe Sekretarit Antony Blinken, transmeton IndeksOnline.
Ai në një artikull në Nypost ka thënë se Kosova është aleat i mirë SHBA-së dhe duhet t’i bashkohet NATO-s për të kundërshtuar ndikimin rus në rajon.
“Më 27 shkurt, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, bëri thirrje për ‘pranim të përshpejtuar në NATO’. Për më shumë, më 3 mars, Parlamenti i Kosovës miratoi një rezolutë që i kërkon Qeverisë të nisë negocimin për pranim në NATO. S’mund të pajtoheshim më shumë me këto veprime”, ka shkruar në letrën e tij Torres. “Përderisa Rusia vazhdon të sillet si akter irracional dhe Serbia po i forcon raportet me Rusinë, është kyçe që të ndihmojmë aleatin tonë, Kosovën, t’i bashkohet NATO-s. Me zhvillimet e shpejta të situatës së sigurisë në Evropë, duhet të qëndrojmë me aleatin tonë”.
Torres ka shkruar në Twitter se SHBA-ja s’ka aleat më të mirë se Kosovën në Evropën juglindore.
“Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleat më të madh në Evropën Juglindore se Kosova, e cila ishte ndër vendet e para që pranoi refugjatët afganë”, shkroi ai./IndeksOnline/
The United States has no greater ally in Southeastern Europe than Kosovo, which was among the first countries to accept Afghan refugees.
— Ritchie Torres (@RitchieTorres) March 5, 2022
The time has come for Kosovo to be admitted into NATO. https://t.co/IQsEVMrbc5