Si po organizohet armëpushimi në Mariupol të Ukrainës?

Në Volnovakha dhe Mariupol të Ukrainës është vendosur armëpushim i përkohshëm, për t’iu lejuar civilëve të largohen nga vendi përmes korridorëve humanitare të sigurisë.
Kështu ishin dakorduar Rusia dhe Ukraina përgjatë bisedimeve të mbajtura ditë më parë.
Ky kusht u prish dje nga ana e Rusisë, e cila bombardoi disa korridore humnanitare gjatë kohës së armëpushimit.
Ndërkohë, situata sot është më e qetë.
Qyteti i Mauripolit ka shpallur armëpushim në orën 10 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në ora 21.
Qytetarët kanë të drejtë të evakuohen dhe nga tri zona, duke shfrytëzuar rrugën-korridor qe të çon në Zaporizhzhia.
Automjetet private mund t’i bashkohen evakuimit gjithashtu, por u kërkohet të lëvizin pas autobusëve, në një kolonë të udhëhequr nga Kryqi i Kuq.
Megjithatë, një gjë e tillë kërkohet të bëhet me shumë kujdes, pas sulmeve të djeshme gjatë armëpushimit.
Qyteti i Mariupolit ka një popullsi prej 450 mijë banorëve.
Ai gjendet në mes të Rusisë dhe Krimesë, një kufi shumë i ashpër ku konflikti është tëjet i acaruar.