75 Mall Live Search
10:56 / E Diele, 06 Mars 2022 / LB

Pamje të rënda: Raportohet për dhjetëra të vdekur në një ndeshje futbolli në Meksikë

Liga MX në Meksikë njihet që ka tifozeritë më të tmerrshme në botë.

Dje, gjatë ndeshjes Queretaro – Atlas FC pati një përleshje të madhe, ndërsa raportohet që janë me dhjetëra persona të vdekur.

Querentaro ishte duke humbur 1:0 nga minuta e 60-të, kur tifozët e kësaj skuadre filluan të rrihnin këdo që kishte një fanellë të ekipit kundërshtar.

Lufta që shpërtheu në tribuna do të mbetet në histori si një nga më vdekjeprurëset dhe më brutalet në historinë e Liga MX.

Teksa shkruajmë këtë artikull, raportohet se janë 17 të vdekur si pasojë e një rivaliteti të ashpër mes ultrasve nga të dyja skuadrat.

Pala më e prekur ishin tifozët e Atlasit, të cilët janë ata që raportojnë numrin më të madh të vdekjeve.