75 Mall Live Search
15:02 / E Diele, 06 Mars 2022 / MSH

Mariupol: Granatimet po e pamundësojnë evakuimin e civilëve

Këshilli i qytetit të Mariupolit, i cili njoftoi një armëpushim dhe një përpjekje të re evakuimi këtë mëngjes, ka konfirmuar tani se planet janë ndërprerë.

Këshilli thotë se bombardimet ruse e kanë bërë të pamundur evakuimin e sigurt të civilëve.

Qyteti është tani në ditën e pestë pa ujë, pa energji, pa kanalizime dhe ushqimi dhe uji i pijshëm po mbarojnë me shpejtësi.