Më shumë se 2 mijë studentë të huaj duhet të evakuohen nga Ukraina

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk tha se për shkak të luftës në Ukrainës duhet të evakuohen më shumë se dy mijë studentë të huaj.
“Janë qindra qytetarë të Indisë, më shumë se 700 të Kinës, Pakistanit, Turqisë dhe vendeve të tjera.
Në total, më shumë se 2000 të huaj vuajnë nga uria, të ftohtit dhe bombardimet sot, së bashku me studentët ukrainas”, tha Vereshchuk gjatë një konference./Indeksonline/